- Target:
- Ministrise se Drejtesise se Shqiperise.
- Region:
- Albania
- Website:
- www.balkanweb.com
Akti makaber i kujdestareve te Jetimores se Shkodres, Elvana Sulaj, Albert Reka, dhe Manjola Vanishta, i kapur ne video eshte nje krim monstruoz kunder Jetimeve te vegjel dhe nje mosperfillje sfiduese ndaj te drejtave te jetimeve ne veanti dhe te gjithe femijeve ne pergjithesi per te jetuar pa frike abuzimi, te cilat jane te garantuara nga Konventa per te Drejtat e Femijeve te cilen Republika e Shqiperise e ka ratifikuar me Ligjin nr. 7531 date 11.12.1991.
Duke u bazuar nga pamjet e servirura ne videon e meposhtme,
http://www.balkanweb.com/site/video-skandal-ja-si-torturohen-femijet-e-jetimores-ne-shkoder-ministri-shkarkon-3-kujdestaret-nis-procedimi-penal/
eshte e qarte qe Elvana Sulaj, Albert Reka, Manjola Vanishta me qellim kane abuzuar me pozicionin e tyre si kujdestar dhe kane dhe keqtrajtuar rende femijet d ne kerkim te permbushjes se axhendes se vet personale.
Pamvaresisht vetedijes se qenurit kujdestar te femijeve ata kane proceduar me vazhdimin e abuzimit dhe keqtrajtimit te jetimeve pa vrarje ndergjegje,pa konsiderate per ligjin, dhe pa perfillje per konseguencat e aktit te tyre ne femije.
Si rezultat, femije te pafajshem te nje kategorie speciale jane traumatizuar.
Si shoqeri shqiptare duhet te veprojme per te tregua qe abuzimi dhe keqtrajtimi i femijeve ne pergjithesi dhe jetimave ne vecanti nuk tolerohet dhe qe personat pergjegjes per keto femij nuk abuzojne pushtetin e tyre dhe ky krim nuk perseritet me ne te ardhmen.
Per kete nevojitet nje denim egzemlar per Elvana Sulaj, Albert Reka dhe Manjola Vanishta i cili e percjell kete mesazh fort dhe efektivisht.
Ne, te nenshkruarit i bejm thirrje Ministrise se Drejtesise se Republikes se Shqiperise te ndjeke penalisht dhe te denoje ne menyre shembullore, Elvana Sulaj, Albert Reka dhe Manjola Vanishta, ne maksimumin e denimit qe parashikon Ligji per krimin e tyre ndaj jetimeve te Jetimores se Shkodres.
You can further help this campaign by sponsoring it
The Drejtesi per Jetimet e Jetimores se Shkodres petition to Ministrise se Drejtesise se Shqiperise. was written by Dora e Zotit and is in the category Children's Rights at GoPetition.