#Government
Target:
Government
Region:
Albania

Peticion për një Union Ekonomik Shqiptar
Ne një grup figurash institucionale, intelektualësh, autoritetesh akademike, profesionistësh të shquar në diasporë, politikanësh të hapësirës shqiptare:
• Të frymëzuar nga idetë e baballarëve themelues të kombit shqiptar dhe sakrificat e heronjve të tij,
• Duke ju referuar historikut të Unionit Europian, si shembulli më i mirë bashkëjetesës së shteteve moderne ku garantohet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, ideve, kapitaleve dhe ku qytetarët e Unionit ndihen dhe trajtohen çdokund si në shtëpinë e vet;
• Duke vlerësuar kapacitetet ekzistuese shoqërore, politike, akademike, ekonomike, kulturore të kombit;
• Duke respektuar aspiratat evropiane të kombit shqiptar;
• Thellësisht të bindur në rëndësinë thelbësore të Aleancës së këtij kombi me shoqërinë perëndimore të kombeve, materializuar me pavarësinë e Kosovës, dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO;
• Duke respektuar të gjitha dokumentet ndërkombëtare relevante për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të shteteve;
• Në respekt të traditës së shkëlqyer të bashkëjetesës së kombit shqiptar me kombet e tjerë në rajon,
• Duke konsideruar se vendet tona nuk kanë arritur të realizojnë plotësisht potencialet e veta zhvillimore për arsye historike që lidhen me ta, apo me të tjerë;
• Me shqetësimin për gjendjen aktuale ekonomike të dy vendeve, që me gjithë progreset e shënuara të arritura në këtë periudhë të lirisë dhe pavarësisë, prapëseprapë kanë probleme të mëdha zhvillimore në rrafsh evropian,
• Thellësisht të bindur se vetiniciativa për realizimin e kapaciteteve zhvillimore të kombit nëpërmjet integrimit të këtyre kapaciteteve, në modelet më të mira integruese, të Komuniteteve Ekonomike Europiane, të Komunuelthit, të Frankofonisë, të Beneluksit, të Këshillit të vendeve nordike, është rruga më e drejtë dhe e sigurt e zhvillimit të kombit;

PËR KËTË QËLLIM

(a) Në rrafshin kombëtar, Lëvizja nxit dhe synon te implementojë:
• zhvillimin harmonik, kompatibil dhe të qëndrueshëm ekonomik në të gjitha fushat, prej bujqësisë, energjetikës, teknologjisë, shëndetësisë dhe deri te vlerat kulturore;
• Zhvillimin e resurseve njerëzore:
*në fushën e arsimit, shëndetësisë, teknologjisë, kulturës, sportit dhe fushave të tjera ekonomike dhe Shoqërore
* Për fuqizimin e familjes së shëndoshë shqiptare
* Fuqizimin e gruas dhe rinisë shqiptare si forca kyçe për zhvillim ekonomik, politik dhe shoqëror
• Ngritjen e standardit jetësor në tërësi;
• Reduktimin e hemoragjisë së trurit Shqiptarë dhe inkurajimin e kthimit në trojet shqiptare të aftësive intelektuale nëpër botë
• Mbrojtjen e ambientit

(b) Në rrafshin rajonal, Lëvizja inkurajon dhe do punojë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë me shtetet fqinje në fushën e zhvillimit ekonomik në dobi të rajonit, duke përkrahur luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit me qenie njerëzore dhe garantimit të të drejtave të minoriteteve;

(c) Në rrafshin ndërkombëtar, Lëvizja synon inkurajimin dhe bashkërëndimin e aktivitetit të qeverive në kuadër të zbatimit të obligimeve ndërkombëtare në fushën ekonomike, politike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të obligimeve të tjera në këtë plan.

Për të përmbushur këtë qëllim:
Kjo Lëvizje, e institucionalizuar, e organizuar, do të ofrojë projekte dhe vizion programatikë, studimore dhe strategjike qeverive përkatëse për të ecur në këtë rrugë.

Ndaj Lëvizja i bën thirrje, intelektualëve shqiptarë kudo që ndodhen (pa dallim kufijsh), studiuesve, akademikëve të afirmuar, dhe të gjithë atyre me eksperiencë në hartim strategjish, platformash dhe projektesh, veprimtarish kërkimore për formulimin e këtyre rekomandimeve dhe platformave strategjikë për qeveritë e vendeve tona për bashkërëndim në të gjitha fushat. Lëvizja do të jetë e hapur në këtë perspektivë për kontributet e individëve, organizatave, Universiteteve apo të qendrave kërkimore në rajon dhe kudo në botë.

Kjo Lëvizje, së bashku me subjekte të tjerë profesionalë, të shoqërisë civile të organizuar gjithashtu sipas sensit përbashkues do t’ia propozonte këto dokumente qeverive respektive.

Këto qeveri, duke institucionalizuar kontaktet e tyre, të mbledhura në mënyrë periodike në takime krerësh të shtetesh dhe të qeverish, ministrash homologë, do projektonin dhe realizonin politika harmonike sipas një strategjie kah mbrothësia e përbashkët.

PËR KRIJIMIN E INSTITUCIONEVE TË PËRBASHKËTA:
1.Ne i propozojmë Parlamenteve të dy vendeve të krijojnë një Këshill Ndërparlamentar i cili të mblidhet dy herë në vit në Kryeqytetet respektive me rotacion;
Ky Këshill Ndërparlamentar i përbërë nga 30 përsona, ku:
• 11 të jenë nga parlamenti Shqipërisë
• 11 nga Parlamenti i Kosovës
• 2 politikanë Shqiptarë nga Parlamenti i Maqedonisë
• 1 Politikan/e Shqiptarë nga Parlamenti i Malit të ZI
• 1 Politikan/e Shqiptarë nga Parlamenti Serb.
• 2 anëtarë bordi të Lëvizjes
• 2 Shqiptarë nga Diaspora
Këshilli ndërparlamentarë duhet të shqyrtojë harmonizimin e legjislacionit dhe të shtrategjisë së bashkërëndimit ekonomik dhe ekzekutimit të sajë sipas Rregullativës së Bashkimit Europian si dhe probleme të tjera legjislative;

KËSHILL KRYEMINISTRASH DHE KRYETARËSH SHTETESH
2. Ne i propozojmë qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës:
Të organizohen takime periodike të dy kryeministrave, dy kryetarëve të shteteve dhe 2 anëtarëve të bordit të lëvizjes, në një forum të rregullt dy herë në vit;
Ky Këshill Kryeministrash dhe Kryetarësh shtetesh:
• duhet të shqyrtojë problemet më të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore në marrëdhëniet midis dy vendeve
• dhe të planifikojë axhendën e takimeve të ministrave respektivë gjatë vitit, sipas strategjisë së paraparë dhe të kordinuar mes institucionit të lëvizjes dhe këshillit ndërparlamentarë.
• Takimi duhet të analizojë bilancin dhe arritjet e bashkëpunimit kombëtar në fushën ekonomike, kulturore, arsimore, të teknologjisë, të drejtësisë, të shëndetësisë, sipas platformës dhe strategjisë së dakortësuar më sipër, gjithnjë duke punuar për përafrimin e legjislacioneve dhe rregullave ekonomike të vëna me atë evropian, etj
• dhe të shtrojë perspektivën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për hartimin dhe zhvillimin e një platforme të përbashkët ekonomike në të gjitha fushat, me detyra konkrete duke artikuluar qartë të gjithë elementët dhe aktorët e kësaj platforme.

KËSHILL MINISTRASH SIPAS FUSHAVE

3. Ne i propozojmë Kryeministrave që të organizojnë:
Këshillat periodikë të ministrave të financave dhe ekonomisë; të teknologjisë, të bujqësisë; të arsimit; të kulturës; të punës dhe çështjeve sociale; të brendshëm dhe të pushtetit lokal; të diasporës;
Këto Këshilla do kenë synim:
• ekzekutimin e detyrave konkrete dhe platformës së zhvillimit ekonomik të përbashkët, siç është paraparë nga Kryetarët e e shteteve & Kryeministrat dhe Këshilli Ndërparlamentarë,
• si dhe harmonizimin e legjislacioneve, politikave zhvillimore, kah Mbrothësia e Përbashkët Kombëtare dhe Integrimi Europian.

FORUME PERIODIKE TE SHOQERISE CIVILE, KATEGORIVE PROFESIONALE, ETJ

4. Ne i propozojmë, nxisim dhe inkurajojmë grupimeve të ndryshme akademike, kulturore, ekonomike, biznesore, profesionale në përgjithësi, të rinisë, të gruas dhe të grupeve të interesit që:
të zhvillojnë periodikisht takime të përbashkëta për të shkuar kah një unifikim i përbashkët i forcës, punës, ideve dhe energjisë së tyre, duke përkrahur zgjerimin e tyre në vende të ndryshme në Ballkan dhe botë ku ka shqiptarë.

GoPetition respects your privacy.

The Peticion për një Union Ekonomik Shqiptar petition to Government was written by Mentor Nazarko and is in the category Government at GoPetition.